Kosova përballet me bilanc tejet negativ tregtar. Kjo asht arsyeja

Kosova përballet me bilanc tejet negativ tregtar, për shkak të kapaciteteve të kufizueme të prodhuesve në Kosovë, por edhe për shkak të barrierave të shumta, me të cilat përballen eksportuesit nga Kosova.

Se sa janë të favorshme politikat e Kosovës për fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë dhe nxitjen e eksporteve, cilat janë planet afatshkurta të institucioneve, sa shfrytëzohen marrëveshjet për tregti të lirë nga ana e kompanive prodhuese, çfarë masash ndërmerren nga ana e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e barrierave në eksport, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me titull “Eksportet e Kosovës – Mundësitë dhe Pengesat”.

Edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka me organizue po sot tryezën ku kanë me u diskutue mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të Eksportit, në kuadër te sektorit për produktet e ndërtimit.