Kosova po ban përpjekje me i deradikalizue dhe integrue personat që kanë qenë në Siri

Autoritetet në Kosovë thonë se janë tue punue në deradikalizmin, rehabilitimin dhe integrimin e personave, të cilët kanë qenë pjesë në luftnat në Siri dhe Irak, përkrahë organizatave terroriste. Ata thonë se përpjekjet për me i gjetë rrugët për përballje me këtë dukuni, po bahen përmes strategjisë kombëtare për “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”, që asht miratue vitin e kaluem.

Bashkërenduesi i kësaj strategjie, Edon Miftari dhe njiherit këshilltar për siguri i Kryeministrit të Kosovës thotë për Zërin e Amerikës se, institucionet e Kosovës së bashku me partnerët ndërkombëtarë janë tue hartue programe të posaçme për rehabilitim e personave që kanë qenë pjesëmarrës në luftnat në Siri dhe Irak.

“Këtu nënkuptojmë programe që kanë të bajnë me persona që janë tue e vuejtë denimin me burg për veprën penale të terrorizmit, në mënyrë që këta persona deri në momentin kur të lirohen nga denimi me qenë pjesë kontribuese e shoqnisë së Kosovës dhe mos me dalë nga burgu tue qenë ende të radikalizuem apo ende të kenë në nji farë forme trunin e shpërlamë me fundamendalizëm që e kanë marrë atje (Siri dhe Irak)”, tha ai.