Kosova po ban pregaditjet për UNESCO

unesco.jpg

Kosova  asht tue i ba tanaa pregaditjet për të kandidue sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Edhe pse ende nuk asht konfirmue ndonji afat konkret se kur ka me ndodhë kandidimi i Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkueme, zavendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radon Europa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë tue punue në dy linja, tue forcue koordinimin mbrenda institucioneve të Kosovës, por edhe koordinimin me faktorë të jashtëm, që kanë përvojë të madhe në fushat që i mbulon UNESCO, prej të cilave përvoja Kosova mund të mësojë.

dresnik-650x358

“Institucionet e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme, por edhe ministritë tjera që ndërlidhen me fushat që UNESCO i mbulon, janë tue ba përparime në kuptimin e hartimit të dokumenteve shtesë qoftë legjislative apo strategjike, në mënyrë që të adresojë çashtjet që lidhen me fushën e veprimtarisë të UNECO’s. Don me thanë, siç janë: kultura, trashëgimia kulturore, aspektet e edukimit, të komunikimit në përgjithësi, të diversitetit etj. Pra, në këtë kuptim, Qeveria e Republikës së Kosovës asht tue punue”, thotë Murtezaj.

Kandidimi i Kosovës për UNESCO, vitin e kaluem, ishte kundërshtue mjaft fuqishëm nga Serbia, me pretendimin se Kosova dëshiron ta tjetërsojë dhe përvetësojë trashëgiminë kulturore dhe historike serbe në Kosovë. Në këtë pikë, kundërshtime ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNECO, kishte ba edhe Kisha Ortodokse Serbe.