Kosova po pastrohet edhe nga FSK

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe udhëheqës të saj, sot morën pjesë në aksionin në nivel vendi, me moton “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili filloi në Lagjen Kalabria në Prishtinë, ku morën pjesë, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kolonel Naim Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësues dhe vullnetarë të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, nxanës të shkollave fillore të Prishtinës, si dhe vullnetarë e qytetarët të tjerë.

Me këtë rast, gjenerali Zymer Halimi përshëndeti pjesëmarrësit e aksionit për pastrimin e ambientit, nxanësit e shkollave fillore, ushtarët e FSK’s, dhe qytetarët e Kosovës.

Këtë aktivitet e kemi bërë tashmë tradicional në gjithë Kosovën. Sot, po marrim pjesë dhe po kontribuojmë në pastrimin e ambientit sepse është në të mirën e fëmijëve dhe qytetarëve tanë. FSK-ja si zakonisht ka përkrahur dhe do të përkrahë aksionet e tilla, që janë në dobi të Kosovës. Ne, sot jemi angazhuar në shumë qytete të Kosovës, me ushtarë dhe me një pjesë të mjeteve-makinerisë të rëndë, si kamionë dhe ngarkues, si në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Istog, Fushë Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, falenderoi FSK’n, për përkrahjen e aksionit me ushtarë dhe makineri të randë.

Kjo sot që po e shohim është një dëshmi e fuqisë së qytetarisë së Kosovës, që tregon se edhe ne jemi pjesë e Evropës, duke treguar një përkushtim të madh për mjedisin dhe kjo më bënë shumë optimist që në ditët e ardhshme do ta kemi shtetin tonë ashtu siç jemi vetë”, theksoi Agani.

Ish-Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga bani thirrje për nji kujdes ma të madh të qytetarëve për ruejtjen e mjedisit.

Ndersa, koordinatori i Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, tha se vetëm gjatë ditës së sotme aksionin po e përkrahin mbi 50.000 vullnetarë, dhe se kanë parapa mënjanimin e mbi 150 deponive ilegale në tane vendin.

Ai falenderoi qytetarët, dhe në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës për përkrahje të vazhdueshme dhe ndihmën e saj, me makineri të randë.

FSK në aksionin e sotëm, Ta Pastrojmë Kosovën, ka pastrue dhe largue nga deponitë ilegale qinda tonë mbeturina.

fsk fsk1 fsk3 fsk4