Kosova po pregaditet me u anëtarësue në nji organizatë botnore

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Bajrami zhvilloi nji takim mjaft të randësishëm me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botnore të Turizmit, Taleb Rifai, më të cilin shkëmbyen pikëpamjet e tyne sa i takon bashkëpunimit të Kosovës me këtë organizatë të randësishme ndërkombëtare.

Simbas nji komunikate të MTI, në këtë takim bashkëbiseduesit folën edhe rreth mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botnore të Turizmit.

Ministrja Bajrami e njoftoi Rifai rreth pregaditjeve që po ban Kosova për të aplikue për anëtarësim në Organizatën Botnore të Turizmit dhe kërkoi mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm sa i përket këtij procesi të randësishëm për turizmin e Kosovës.

Në anën tjetër, Rifai falënderoi ministren Bajrami për informacionet rreth kontekstit të zhvillimit të turizmit në Kosovë dhe premtoi se Organizata që ai drejton asht e gatshme për bashkëpunim me institucionet e Kosovës në të mirë të zhvillimit të turizmit në vendin tonë.