Kosova pranon riformatizimin e shpejtë të Qeverisë

Riformatimi i Qeverisë ka me u ba së shpejti, por ky proces ende nuk ka nisë.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Isa Mustafa, mbasi vendosi lule bashkë me anëtarët dhe deputetet e LDK’s, në memorialin ‘Heroinat’ me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grues.

Ai gjithashtu ka urue festën, tu’ thanë se gratë dhe nanat meritojnë ma shumë se sa këtë që tani e gëzojnë.

E buqetë me lule në këtë memorial vendosi edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me bashkëshorten e tij, por ai nuk preferoi me folë për media.