Kosova pret mbështetje nga Banka Botnore

Zavendëspresidenti i Grupit të Bankës Botnore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller ka mbajt sot takim të perbashkët me ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe delegacionin e Bankës Botnore në Kosovë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se bashk me Bankën Botnore kanë arritë me tejkalue sfida të shumta.

“Na marrëveshjen që e kemi me FMN, e cila e lejon Qeverinë e Kosovës të hy në kredi. Na presim mbështetje në këtë drejtim të Bankës Botnore”, tha ai.

Muller tha se asht i kënaqun me strategjinë e Qeverisë për zhvillim.

Qellimi i këtij takimi ishte diskutimi i sfidave kryesore në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, të gjetunat e grupit të Bankës Botërore për Diagnostifikimin Sistematik të Shtetit, dhe Korniza e Partneritetit me Shtetin 2017 – 2020.