Kosova refuzon kërkesën e Djuric me vizitue Pejën

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzue kërkesën e shefit të të ashtuquejtunës zyrës për Kosovën, Marko Djuric, për ta vizitue Pejën ditën e nesërme.

Vendimi i MPJ’s, mbas koordinimit edhe me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës, vjen mbas zhvillimeve të para dy ditëve, ku Djuric ishte përpjekë në Komunën e Graçanicës për ta devijue agjendën dhe pengue Policinë e Kosovës në kryemjen dhe zbatimin e detyrave të saj.

“Deklaratat e mavonshme të tij në media kanë qenë provokuese dhe kundër frymës së bashkëpunimit që dy shtetet, Kosova dhe Serbia po synojnë ta arrijnë përmes dialogut. Mbi të gjitha, provokimet e tij deklarative janë edhe kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët kanë vendosë të jetojnë në Kosovë dhe të jenë pjesë e jetës publike”, thuhet në njoftim.