Kosova “rrezikon” Shqipninë, Zvicrën dhe Gjermaninë!

kosova futboll

Kosova pritet shumë shpejt me u pranue edhe zyrtarisht në FIFA e UEFA.

tifoz

Media e Shqipnise, ajo primitive dhe joprofesionale, andrren e futbollit kosovar per me qene pjese e futbollit botnor e prezenton si – rrezik!

Shkruhet se ekipet si Zvicra, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Shqipnia kane me u rrezikue nga ekipi i Kosoves, sepse shume lojatre kane me ju bashkue ekipit te shtetit prej nga jane – Kosoves.

kosova-stervitje1
Trajneri i Reprezentacionit të Kosovës, Albert Bunjaku, nuk sheh kurrefar rreziku ne kete gja, pos do sentimente nacionaliste.

“Sapo Kosova të bahet anëtare e FIFA’s dhe UEFA’s, me siguri të gjithë lojtarët që kanë origjinë nga Kosova do ta kenë mundësinë me luejt për Kosovën. Nacionalizmi dhe ndjenja kombëtare asht e randësishme, por kjo nuk ndikon në projektin tonë. Mendoj se motivi për me ba diçka interesante asht gjaja ma e randësishme që kemi”, ka thanë Albert Bunjaku.

seleccionador-de-Kosovo-Bunjaku