Kosova s’ban me u krahasue me vendet tjera, kerkohet njohja nga Spanja

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë nji interviste për agjencinë shtetnore të lajmeve të Spanjës, EFE, ka deklarue se pret hapjen e nji etape të marrëdhanieve ma të mira me Spanjën dhe qeverinë në Madrid.

Përveç kësaj, Hoxhaj ka folë për marrëdhaniet me Vatikanin, orientimin euroatlantik të Kosovës dhe situatën në Ballkan.

Shefi i diplomacisë kosovare Hoxhaj ka shpjegue edhe njiherë arsyet pse Kosova nuk mund të krahasohet me rastet e vendeve të tjera, mbasi që asht rast sui generis dhe duhet trajtue në mënyrë të veçantë në përputhje me rrethanat specifike.