Kosova shpërblen sot Majlinda Kelmendin

majlindaaks

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka kanë me i marrë sot shpërblimet shtetnore. Kjo asht ba e ditun sot përmes nji njoftimi për media nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka me organizue sot ceremoninë për ndamjen e shpërblimeve shtetnore. Xhudistja Majlinda  Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 Gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.

Për triumfin e saj Kelmendi fitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”.

Ceremonia e ndamjes së shpërblimit ka nisë sot në orën 10:00 dhe asht ende tue u zhvillue. Në bazë të rregullores për ndamjen e shpërblimeve shtetnore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro.