Kosova shpreson se ka me u anëtarësue në INTERPOL

Ministri i Punëve të Mbrendshme në mbledhjen e mbajtun sot të Qeverisë e ka informue kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen e delegacionit kosovar në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit dhe prrgaditjet që janë tue u ba për me aplikue në këtë organizatë të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Simbas Hysenit, nga data 7 deri më 10 të këtij mueji Kosova ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Indonezi, që asht organi ma i naltë vendimmarrës i kësaj organizate ndërkombëtare për bashkëpunim policor.

Hyseni tha se asht hera e parë që Republika e Kosovës asht ftue si Republikë e Kosovës në cilësinë vëzhguese mbas kërkesës për anëtarësim që Kosova e ka ba vitin e kaluem në këtë organizatë. Ndërkohë që, pritej që Komiteti Egzekutiv që asht nji organ tjetër vendimmarrës, e që e sajon agjendën e Asamblesë së Përgjithshme, me i futë në trajtim tana aplikacionet për anëtarësim, pse mos të thuhet këtu që aplikimi i Palestinës pak e ka ndërlikue procesin dhe e ka zvarritë.

Kështu që, simbas ministrit Hyseni, Asambleja e Përgjithshme në vend që të vazhdonte me procedurat e zakonshme, ka vendos që me emnue nji ekspert me renome ndërkombëtare Hans Corell, nji suedez, për me ba nji raport për kriteret e reja për anëtarësim, dhe kjo ka me ndodh gjatë këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme në Pekin të vendoset për anëtarët e ri, që nuk asht vetëm Kosova, por janë edhe disa vende që kanë aplikue për anëtarësim.