Kosova si Korea Veriore, me udhëtue pa viza vetëm në 41 vende!

pasaportaaa

Pasaporta e Kosovës renditet si e 85’ta në klasifikimin e pasaportave ma të “fuqishme” në bazë të “Ranglistës së pasaportave botnore” , simbas nji artikulli të publikueme kohëve të fundit në Forumin Botnor Ekonomik të Internetit.

Kosova renditet në të njajtin nivel me Korenë e Veriut, tue marrë parasysh se qytetarët e të dy vendeve munden me udhëtue në 41 vende pa viza, transmeton RTK raportimin e mediumit ndërkombëtar “Global News Network”.

Kosova renditet poshtë shumë shteteve afrikane të tilla si Nigeria, Kongo, Liberia dhe Burundi.

Ndërsa vendet e rajonit janë rendit si ma poshtë: Shqipnia (94 vende pa viza), Serbia (112), Kroacia (143), Maqedonia (107), Mali i Zi (103), dhe Bosnje e Hercegovina (98).

Në krye të listës janë Gjermania dhe Suedia, qytetarët e të cilit munden me i vizitue 158 vende, pa pas nevojë për me aplikue për vizë.

Britania e Madhe renditet në vendin e dyte së bashku me Francën, Spanjën, Zvicrën dhe Finlandën.