Kosova siguron përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Kosova ka sigurue përfaqësimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Nji delegacion i Kuvendit të Kosovës, i përbamë nga nënkryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, po vazhdon punimet e Sesionit të Katërt të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Gjatë punimeve, më 5 Shtator 2016, Byroja e APKE ka marrë vendim lidhun me zbatimin e paragrafit të 13’të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Europës, i cili parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE me Kuvendin e Kosovës, ban të ditun nji komunikatë nga Kuvendi.

Sot, gjatë Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE, ky vendim u ratifikue me shumicë votash.

Simbas këtij vendimi, që prej Kallnorit të vitit 2017, Kosova ka të drejtë të caktojë nji delegacion prej tre anëtarësh, ku kanë me u përfaqësue pozita, opozita dhe minoritetet, njofton komunikata.

253959_m