Kosova s’ka të dhana t’sakta për damet e luftës

Pala kosovare po insiston që në kuadër të dialogut me Serbinë me u diskutue edhe për damshpërblimet e luftës së fundit në Kosovë të shkaktueme nga Serbia.

Qysh në muejin Dhetor, ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thanë se, Kosova i ka propozue Bashkimit Europian nji listë me katër tema të reja, në mesin e tyne edhe çashtjen e damshpërblimeve të luftës.

Por, Bashkimi Europian asht përgjigjun se, temat e dialogut munden me u caktue vetëm në pajtim të të dyja palëve.

Nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, vitin e kaluem janë ba tri publikime, mirëpo pamvarësisht kësaj, Kosova vazhdon mos me pas të dhana t’sakta për damet që i janë shkaktue gjatë luftës.

Ndërkaq, po vitin e kaluem, ministri i Punëve të Jashtme – tash president i vendit – Hashim Thaçi, ka deklarue për mediat turke se, Kosova ka me ngritë padi ndaj Serbisë, për me i pague damet e krijueme gjatë luftës në periudhën 1998-1999.