Kosova sot merr ‘dritën jeshile’ për vizat!

kosovavizat

Sot Komisioni Europian pritet me dhanë dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo ka ditë që asht deklarue nga zyrtarët ma të naltë shtetnor të vendit, por edhe përfaqësues të naltë të BE’s.

Liberalizimi i vizave për Kosovën renditet në pikën e 14 dhe 15 t’agjendës së KE’s për mbledhjen e sotme ku Komisioni deklarohet se a i ka përmbush Kosova kriteret për heqjen e vizave.

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka ditë që ka thanë se Kosovës ka me ju dhanë liberalizimi mbasi të gjitha kushtet janë plotësu, ai e ka quejt këtë javë historike.

Njajtë sikur Çollaku edhe presidenti Hashim Thaçi dje ka thanë se Kosovën e pret edhe nji arritje e historike si asht liberalizimi i vizave që shenon lajmin e dytë të mirë mbrenda nji jave mbas pranimit të Kosovës n’UEFA.

Johannes Hahn, komisioneri i Bashkimit Europian për zgjanim dhe fqijësi të mirë dje në nji intervistë për Radion Europa e Lirë ka thanë se nga ana teknike edhe Kosova edhe Gjeorgjia i kanë plotësue kushtet për liberalizim.

Kosova asht i vetmi shtet në rajon që nuk e ka liberalizimin e vizave.

Izolimit të Kosovës duket se do t’i jepet fund mbas tri dekadash, gja që për qytetarët e Kosovës asht historike dhe domethanëse.