Kosova stagnon në rritje ekonomike, po qysh asht Ballkani!

Rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka me u përshpejtue në 3.2 për qind vitin e ardhshëm ndërsa 3.6 për qind më 2018 tue ju falënderue mbulimit të konsumit të mbrendshëm, rritjes së investimeve dhe shtimit të eksportit, ka thanë Banka Botnore në nji raport të publikuem të Martën.

Banka ma parë kishte parashikue nji rritje prej 3 për qind për vitin 2017 për rajonin, i cili perbahet nga Kosova, Shqipnia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia – që të gjithë kandidatë për anëtarësim në BE.

BB ka ngrit për nji nivel edhe parashikimin për rritje ekonomike për vitin 2016 në 2.7 nga 2.6 për qind sa kishte parashikue ma parë, por ka shtue nji njoftim për kujdes.

“Zgjanimi i ngadaltë në BE, pasiguria në lidhje me implikimet e Brexit, dobësimi i vazhdueshëm në Greqi, tensionet politike në Turqi dhe kriza e refugjatëve ka me vazhdue me randue mbi perspektivat e rritjes”, u tha në raportin e BB’s.

Rritja ekonomike në Kosovë asht parashikue me qenë 3.6 për qind për vitin 2016, që asht ma e ulët se vitin e kaluem që ishte 3.9 për qind.

Për Serbinë, Banka Botnore për vitin 2016 parasheh nji rritje ekonomike prej 2.5 për qind nga 1.8 sa kishte parashikue ma parë.

Megjithatë, banka ka ulë parashikimin për Maqedoninë, nga 3.7 në 2 për qind për shkak të krizës së mbrendshme politike që ka frenue investimet.

“Pasiguria politike mundet me vazhdue me randue mbi perspektivat e rritjes në Maqedoni dhe Kosovë”, thekson raporti.