Kosova vazhdon izolimin, Gjeorgjisë i jepet drita jeshile për vizat!

BE ka dhanë pëlqimin për lëvizjen e lirë të shtetasve të Gjeorgjisë, në Zonën Shengen, në momentin që masat mbrojtëse futen në fuqi për me suspendue marrëveshjen, në rast abuzimi.

Nji gja e tillë Kosovës i mundësohet mbasi ka me votue Demarkacionin me Malin e Zi.

Ky lajmi për gjeorgjianët vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet, të parapame me u zhvillue me 8 Tetor.

Marrëveshja e BE’s për liberalizim të vizave me Gjeorgjinë asht pjesë e planeve të zgjanimit të Schengenit, dhe në procedura të hapjes nga izolimi shumë shpejt parashihen edhe qytetarët e Kosovës, të Ukrainës dhe të Turqisë.

Megjithatë, shtetet anëtare të BE’s kanë parapa se Kosova duhet me rritë luftën kundër krimit të organizuem dhe me zgjidhë mosmarrëveshjen kufitare me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarëve të saj t’ju mundësohet levizja e lirë në zonën e Schengenit.