Kosova vazhdon të mbështetet nga EULEX’i në sistemin gjyqësor

Shefja e Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou asht pritë në takim nga Kryeministrin i Kosovës, Isa Mustafa.

Zyra për media njofton se në takim, Shefja e EULEX’it dhe Kryeministri diskutuen për bashkëpunimin e përgjithshëm për çashtjet e sundimit të ligjit dhe për randësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX’it.

“Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX’i asht i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian si dhe në trajtimin e matejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha Papadopoulou.

Gjithashtu, në komunikatë bahet e ditun se, “Shefja e EULEX, po ashtu, nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX’it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet nji bartje sa ma e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX’it”.