Kosova vendi ma i lumtun n’rajon

kosovake

Simbas nji raporti të ri për vitin 2016, nga Sustainable Development Solutions Network (SDSN), të ardhunat për krye banori, liria, dhe niveli i korrupsionit janë disa nga faktorët që e përcaktojnë këtë.

Reuters raporton se, në bazë të këtyne kritereve, SDSN thotë se Danimarka asht vendi ma i lumtun në botë. Mbas saj vijnë Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Finlanda, që e rrumbullakojnë top pesëshen.

Ndërsa në rajon, simbas këtij raporti njerëzit ma t’lumtun jetojnë në Kosovë, e cila renditet e 77-ta. Kosova ka lanë mbas tana shtetet fqinje, sa i përket nivelit të lumtunisë, nantë vende para Serbisë e cila renditet e dyta në rajon edhe e 86-ta në botë, dhe 32 vende para Shqipnisë e renditun e fundit në rajon dhe e 109-ta në botë, në mes të Palestinës dhe Bangladeshit, që renditen në vendet 108 dhe 110.

Renditja e vendeve të rajonit asht: Kosova 77, Serbia 86, Bosnja e Hecergovina 87, Mali i Zi 89, Maqedonia 95, dhe e fundit Shqipnia në vendin e 109.

Ndërsa, në fund të kësaj liste prej 157 vendeve, asht Burundi, i ndjekun nga Siria, Togo, Afganistani dhe Benini.