Kosova, vendi ma mbështetës i SHBA’ve

Kosova udhëheq në rajon dhe në botë, sa i përket mbështetjes ndaj SHBA’ve, për vitin e dytë me radhë, me 85 % të të anketuemve që e miratojnë lidershipin amerikan.
Raporti për lidershipin amerikan i Gallupit për vitin 2016 prezenton hulumtimin për miratimin e 132 shteteve dhe vendeve në botë, ku Gallupi ka ba anketa në vitin 2015.

Raporti përfshinë të dhana të hollësishme nga 132 vende, përfshi dallimet në miratimin e shteteve nga viti 2014 në vitin 2015.

SHBA mblodhi përkrahjen ma të madhe në 15 shtete në vitin 2015, përfshi shumë vende në Bashkimin Europian dhe aleatë të randësishëm, si Franca, Irlanda, Italia dhe Britania e Madhe.

Vetëm 1 % e rusëve miratuen lidershipin amerikan në vitin 2015, që asht vlerësimi ma i ulët në botë për vitin e kaluem dhe gjithashtu, vlerësimi ma i ulët i matun nga Gallupi gjatë dekadës së kalueme.

Ma poshtë asht lista e vendeve që e përkrahën ma së shumti, dhe ma së paku lidershipin amerikan në vitin 2015:

Kosova: 85%, Afganistani 46%, Kroacia 45%, Gjeorgjia 44%, Azerbajxhani 43%, Armenia 42%, Moldavia 39%, Maqedonia 38%, Turkmenistani 38%, Ukraina 35%, Taxhikistani 32%, Mali i Zi 29%, Kirgistani 27%, Bosnja 26%, Uzbekistani 23%, Pakistani 20%, Serbia 16%, Bjellorusia 9%, Kazakistani 8%, Rusia 1%.