Kosova, vendi që i ka kushtue ma s’shtrejti familjes mbretnore britanike

Gazeta “Yorkshire Post” ka ba sot nji renditje të udhëtimeve ma të shtrejta të familjes mbretnore britanike përgjatë viteve 2015-2016.

Simbas renditjes së këtij raporti të udhëtimeve të tyne, ka rezultue që udhëtimi ma i shtrejtë për familjen mbretnore ka qenë ai i Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Cornwallit në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci dhe Serbi.

Kjo asht renditja e 5 udhëtimeve ma të shtrejta të familjes mbretnore:

1) Princi i Uallesit dhe Dukesha Cornwall – fluturime charter për në dhe nga: Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova – 94,409 paunds.

2) Princi i Uellsit – fluturime charter për Galipolit, 100 vjetorin në Turqi – 74,500 paunds.

3) Mbretnesha dhe Duka i Edinburgut, udhëtimi në Maltë – charter dhe fluturime të planifikueme që arrijnë 64.054 paunds.

4) Mbretëresha dhe Duka vizitë shtetnore Edinburgut në Gjermani – charter dhe fluturime të planifikueme që arrijnë në 40.088 paunds.

5) Vizita e princit Harry në Lesoto dhe Afrikën e Jugut, tue përfshi edhe nji vizitë të veçantë të planifikimit nga stafi prej 38.416 paunds.