Kosova zyrtarizon marrëveshjen e MSA’s

Hynë n’fuqi marrëveshja më e randësishme të cilën e ka arritë deri më tash shteti i Kosovës, që asht ajo e Stabilizim Asociimit (MSA), e lidhun me Bashkimin Europian.

Përmes kësaj marrëveshje, Kosova dhe BE themeluen marrëdhanie formale dhe kontraktuale që simbas ministrit të Integrimit Europian, Bekim Çollaku, hymja e saj në fuqi trason rrugën e vetme dhe të pakthyeshme të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Europian.

Lulzim Rafuna, drejtor i doganës ka thanë se sot në këtë ditë po shenojnë nji fillim të ri të implementimit të MSA’s.

“Nga sot dogana kalon në nji nivel ma të naltë sepse dogana do të jetë në bashkëpunim me 28 administrata të Bashkimit Europian”, ka thanë Rafuna.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se në shtetin e Kosovës po fillon nji kapitull i zhvillimit politik dhe social.
Na sot zyrtarisht po fillojmë marrëveshjen e MSA’s.

Kosova po vë gurthemelin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian”, tha Mustafa.