Kosovarë e kroatë bashkë me plisa n’krye, kangë e thirrje anti-serbe (Video)

Shkodra po përjeton nji atmosferë të dhezun në orët para fillimit të takimit mes Kosovës dhe Kroacisë, i vlefshëm për kualifikueset e “Rusi 2018”, i cili zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tifozët kosovarë dhe ata kroatë kanë shfaqë miqësinë mes tyne tue u ba bashkë për të knue kangë me çifteli dhe tue mbajtë në krye plisa.

Së bashku ata nuk mund të qëndronin pa shfaqë dhe antipatinë që kanë për Serbinë dhe serbët, derisa kanë ba në kor thirrje anti-serbe.