Kosovarët aterojnë dhunshëm në Beograd, arsyeja ka me ju shokue!

Fluturimi i nisun mbramë nga Vjena e Austrisë, që për destinacion kishte aeroportin e Prishtinës, nuk arriti me ba ulje në aeroportin ‘Adem Jashari’ në kryeqytet.

Aterimi i këtij aeroplani të kompanisë ‘Austrian Airlines’, i mbushun me kosovarë asht ba dhunshëm në aeroportin ‘Nikola Tesla’ të Beogradit.

Udhëtarët të cilët ndodheshin në këtë aeroplan kanë thanë se aeroplanit i ishte prish nji motor, ndërsa janë njoftue nga ekuipazhi se duhet të zbresin menjiherë në Beograd.

Se aeroplani kishte probleme teknike e ka konfirmue për Indeksonline edhe zadhanësi i Aeroportit të Prishtinës, Driton Hyseni.

“Për shkak të problemeve teknike asht ba ulja përgjatë arritjes në Prishtinë, saktësisht në aeroportin e Beogradit.

Simbas deklarimeve të kompanisë së fluturimit, kjo ulje ishte saktësisht për probleme teknike”, ka thanë Hyseni.

Kurse i pyetun se çfarë saktësisht ka ndodh me udhëtarët mbas uljes së aeroplanit në Beograd, ky i fundit ka theksue se për këtë nuk ka ndonji informatë nga kompania në fjalë.

 

2-aero

 

3-aterimi

 

4-aterimi