Kosovarët kqyrin kah BE e NATO, e kundërshtojnë ISIS’in

Raportimet e medieve ndërkombëtare mbi shkuemjen e kosovarëve në xhihad, i kanë dhanë vendit nji imazh jo të mirë.
Megjithatë, në realitet, kosovarët në masë të madhe janë populli ma pro amerikan e europian në Ballkan.

Për me ilustrue këtë fakt, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka publikue nji sondazh të Këshillit Britanik (British Councile) dhe Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë.

“Për kado që mundet me pasë qenë i habitun, por shumica absolute e kosovarëve e kundërshtojnë ISIS’in”, shkruen ambasadorja Çitaku.

“Kosova, ashtu si pjesa tjetër e Europës, asht përballë me radikalizmin dhe ekstremizmin. Shumë asht ba, dhe mbeten shumë sfida”.

Çitaku, ma tej shkruen se, nuk ka dyshim se ku asht zemra dhe mendja e shumicës dërrmuese të kosovarëve.

“Ata duen integrimet në BE dhe NATO”, shkruen Çitaku, tue publikue dhe të dhanat e sondazhit të sponsorizuem nga këshilli Britanik dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.