Kosovarët nuk e kanë ma zgjedhje të parë Shqipninë

Ndryshe nga vitet e tjera, kanë ardhë për me pushue në Shqipni rreth 180 mijë shqiptarë të Kosovës ma pak se nji vit ma parë.

Të dhanat janë publikua nga INSTAT tue tregue nji ranie prej 17 për qind të këtyne turistëve krahasue me të njajtën periudhë të nji viti ma parë.

Për herë të parë që nga viti 2009 shumica e shqiptarëve të Kosovës refuzojnë me i kalue pushimet në Shqipni.

Treguesi kryesor janë shifrat e publikueme nga instituti i statistikave.

Nga Kallnori në Korrik të këtij viti erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova ma pak se të njajtën periudhë të nji viti ma parë, me nji ranie prej 17%.

Goditja fatale u dha në Korrik ku tkurrja ishte me 33%.

Në total hyn 297 mijë shtetas nga Kosova nga 444 mijë Korrikun e nji viti ma parë.

E megjithatë përsëri janë shqiptarët e Kosovës që renditen të parët në listën e pushuesve që vijnë në Shqipni.

Të dytët për rritjen ma të naltë janë maqedonasit.

Madje këtë vit hymjet e tyne u rritën me 20% për Korrikun dhe 10% për 7 mujorin tue shënue në total 342 mijë.