Kosovarët nuk kane arsye për me emigrue

Kosova asht vend i sigurtë dhe qytetarët e saj nuk kanë arsye me emigrue për shkaqe sigurie. Kështu tha ministri i Punëve të Mbrendshme Skender Hyseni, në konferencën inauguruese të projektit të binjakëzimit: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”.

Ai tha se liberalizimi i vizave ka me i ndihmue qytetarëve të Kosovës për parandalimin e migrimit të parregullt.

Nga ana tjetër Kristof Stock, udhëheqës për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, tha se ekipi për binjakëzim me punën dhe përvojat e tij ka me i ndihmue Kosovës me harmonizue ligjet me ato të BE’s dhe me shkëmbye praktikat ma të mira.

“Binjakzimi asht obligativ edhe me MSA, prandaj mendoj se asht ba në kohën e duhun. Emigrimi asht temë e randesishme, prandaj me këtë na po adresojmë shumë çashtje që kanë të bajnë me emigrimin”, tha ai.

Projekti i binjakëzimit për menaxhimin efektiv të migrimit asht financue nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga Holanda, Austria dhe Suedia. Përfituese e këtij projekti asht MPB’ja, respektivisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Projekti ka me u zbatue në nji përiudhë kohore prej 30 muejsh.

Projekti i binjakëzimit për menaxhimin efektiv të migrimit ka për qëllim që në planin ma afatëgjatë me kontribue në forcimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës në fushën e migracionit dhe azilit.