Kosovarët nuk kane me e keqpërdorë lëvizjen pa viza

Për herë të parë kosovarët kanë arsye me festue këtë 9 Maj, Ditën e Europës.

Por pamvaresisht se Komisioni Europian rekomandoi liberalizimin e vizave, kosovarëve u ka mbetë me ratifikue Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe me forcue luftën kundër krimit të organizuam dhe korrupsionit në mënyrë, përpara e me nisë me lëvizë të lirë mbrenda Zonës Schengen.

Mirëpo këshilltarja e Ministrisë së Integrimeve, Blerta Aliu, ua kujton qytetarëve se munden me u ndëshkue me gjobë, e madje edhe me u pezullua nga lëvizja e lirë, nëse abuzojnë me qëndrimin e tyne në Europë.

E që puna mos me shkue deri në ekstrem, Aliu paralajmëron intensifikimin e fushatës sensibilizuese për të drejtat dhe detyrimet gjatë qëndrimit në Zonën Schengen.

Por këtë frikë nuk e ka aspak analisti Albinot Maloku simbas të cilit, kosovarët nuk kanë me e keqpërdorë lirinë e dhanë nga Bashkimi Europian, sepse ata janë ma të vetëdijshëm se politikanët.

Edhe Komisioneri për Punët e Mbrendshme i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos, tha gjatë vizitës së tij të përbashkët me Shefen e diplomacisë Europiane Federicha Mogherini, në Prishtinë, se Kosova ka me ditë me e vlerësue si duhet lëvizjen e lirë.