Kosovarët sot e kuptojnë nëse i kanë plotësue standardet për liberalizim!

kosovake

Komisioni Europian sot në mesditë ka me vendos për apo kundër propozimit legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vendimi do të kumtohet rreth mesditës, dhe do të ndodhë mbas nji diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhun me atë se a janë plotësue standardet për liberalizimin e vizave.

“Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të pa nëse duhet apo nuk duhet ba propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thanë për KosovaPress, zadhanësja e Komisionit Europian, Mina Andrevas.

Simbas saj, vendimi asht i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësue.