Kosovarët vazhdojnë me pague rrymën për serbet e veriut, kjo asht arsyeja

Fatura

Simbas nji vendimi të gjykatës Themelore të Prishtinës në fillim të këtij mueji, ZRRE urdhnohet me pezullue vendimin e saj me anë të së cilit, qytetarët kosovarë duhen me pague rrymën e harxhueme për komunat serbe në veri.

Kjo ankesë në Gjykatën Themelore asht paraqitë nga Avokati i Popullit, i cili në fillim të muejit Maj kishte nxjerrë nji raport me anë të cilit vërtetohej se për rrymën e harxhueme nga tri komunat veriore janë tuë pague pjesa tjetër e banorëve kosovarë, shumë kjo e cila llogaritet të jetë mbi 8 milionë euro.

Ndërkaq, Indeksonline mëson se ZRRE nuk mundet me pezullue nji vendim të tillë për faktin se ky institucion i pamvarun ka mbetë pa bord, i cili asht i ngarkuem me marrë vendime të tilla.

Qeveria, e cila konsiderohet të jetë në ditët e saj të para, ende nuk ka arritë me konstitue bordin e këtij institucioni, prandaj vendimi i ZRRE i 6 Frorit të vitit 2012 nr_399_2012, asht ende tue u aplikue.

Shperndaje në: