Kosovari që po udhëheq nji grup islamist në Norvegji

Autoritetet norvegjeze i kanë dërgue nji njoftim për dëbim nga vendi, kosovarit Adnan Shaluni, i cili asht identifikue si udhëheqës i grupit islamist “Komuniteti i Profetit”(Profetten Ummah) – grup nga i cili ma parë asht arrestue ish-lideri Ubaydullah Hussain, nën akuzat për terrorizëm.

Siç raporton gazeta norvegjeze, TV2.no, Shaluni ma parë njihej vetëm me nofkën “Abu Arijon”, dhe nuk ishte identifikue plotësisht. Ai asht 28-vjeçar me nënshtetësi suedeze, por i lindun në Kosovë. Shaluni emigroi nga Suedia në Norvegji, më 1 Kallnor të vitit 2009, raporton Insajderi.

Kosovari asht lideri i grupit islamist “Phofeten Ummah” që nga mueji Dhetor i vitit të kaluem, tue zavendësue ish-udhëheqësin e këtij grupi, Ubaydullah Hussain, i cili asht arrestue nën akuzat për rekrutim të terroristëve për luftën në Siri.

TV2.no ka mësue se policia norvegjeze e ka pasë prej kohësh në vëzhgim 28-vjeçarin kosovar, mirëpo të Premten i ka dërgue atij nji njoftim zyrtar për dëbim nga vendi. Policia e Norvegjisë pretendon se kosovari “konsiderohet kërcënim bazik për shoqninë”.

Shalnuni, në anën tjetër, asht tue e kundërshtue dëbimin nga vendi. Ai në nji prononcim për TV2.no, ka folë për akuzat ndaj ish-liderit të grupit që ai momentalisht po e udhëheq dhe akuzat për dëbim nga Norvegjia.

profeten

Adnan Shaluni (majtas) pozon para Pallatit Mbretnor të Norvegjisë me Ubaydullah Hussain.

Çashtja e Ubaydullah nuk na shqetëson neve. Mesazhi im personal asht se unë nuk pranoj dëbimin, nëse keni diçka ma shumë drejtohuni te avokati im”, ka thanë kosovari i njohun si “Abu Arijon”.

Ndërkaq, avokati i tij John Christian Elden ka thanë se klienti i tij refuzon të largohet nga vendi, për shkak se nuk ka ba asnji shkelje ligjore.