Kosovarin e dyshuem për terrorizëm e përzajnë nga Italia

Dy persona të dyshuem për lidhje me terrorizmin, anëtarë të të ashtuquejtunit Shtetit Islamik, nji nga Kosova dhe nji tjetër nga Pakistani, janë përzanë me forcë nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare, ka njoftue të Mërkurën Ministria e Mbrendshme Italiane.

Mbas sulmeve nga ISIS ndaj zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, në Kallnor të vitit 2015, Italia miratoi legjislacionin tue i lejue dëbimin e shtetasve të huej të dyshuem për veprimtari terroriste. Qysh atëherë, 127 persona kanë qenë në shënjestër për masa të sigurisë, raporton europeonline-magazine.

Autoritetet italiane kanë dëbue nji kosovar 26-vjeçar i cili jetonte afër Brescia, në Italinë veriore, i arrestuem më 3 Nandor, ndaj të cilit asht ngritë akuzë për terrorizëm, por ai ishte lirue dy javë ma vonë nga nji gjyqtar.