Kouchner: Gjykata Speciale nuk e damton imazhin e Kosovës

Për ish-kryeadministratorin e OKB’s në Kosovë, Bernard Kouchner, Gjykata Speciale për Krimet e supozueme të Luftës nuk e damton imazhin e Kosovës. Tue folë në nji intervistë mbas marrjes së titullit “Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës, ish-ministri i Jashtëm francez tregon se si e sheh Kosovën mbas 17 vitesh.

“A e dini se, për krimet e Luftës së Dytë Botnore në vendin tim nuk asht vendosë ende, edhe 70 vite mbas luftës?! Ndaj, edhe për Kosovën nuk asht nji situatë e përkryeme. Por, nëse historianët apo gjykatësit kanë me u qartësue ma shumë se çfarë ka ndodhë gjatë luftës, kjo asht nji gja e mirë. Thashë që kjo nuk asht nji situatë e përkryeme, mrekullitë nuk zbresin nga qielli. Përgjithësisht OKB’ja nuk mburret me histori suksesi, por Kosova ishte nji e tillë”, tha Bernard Kouchner.

“Unë vendosa mundësinë e paqes dhe kjo asht nji kohë paqeje. Sigurisht ka tensione, ka në Mitrovicë në urën e Ibrit, por nuk mund të shkatërrosh që të pshtosh nga urrejtja. Kjo kërkon kohë, nji, dy apo 3 breza. Më vjen keq, por e kam pa këtë kudo në botë. Lufta asht e tmerrshme. Vuajtjet po ashtu. Ndaj asht ma mirë të luftosh për paqen, sesa për luftën. Unë them që Kosova asht përmirësue. Serbët vizitojnë manastiret. Nuk asht e lehtë, por asht e mundurln. Po e shohim ç’po ndodh në Lindjen e Mesme. Ndaj Kosova ishte shembulli i zgjidhjes ma të mirë”, deklaroi ma tej Kouchner.