KPM prezenton Rregulloren për shpërndamjen e ofertuesve për shërbime mediale

Komisioni i Pamvarun për Media prezentoi sot Rregulloren për shpërndamjen e ofertuesve për shërbime mediale audio dhe audio-vizuele.

U prezentuen po ashtu edhe aktivitete të tjera të KPM’s në procesin e digjitalizimit të transmetimeve tokësore, radio difuzive .

Kryetari i KPM’s Adnan Merovci tha se kjo rregullore muej ma parë ka dalë në ndigjim publik si rezultat i obligimeve që kjo rregullore të miratohet.

Merovci tha se Rregullorja dhe teksti i plotësojnë kushtet dhe standardet që duhet të jenë .

Simbas Merovcit me këtë Rregullore janë pajtue krejt operatorët.