Kqyreni akcionin ma të madh policor të arrestimit të trafikantëve të drogës Shqipni-Kosovë-Serbi (video)

Në nji akcion të realizuem para disa javësh, Policia e Kosovës e ka shkatërrue nji grup kriminal, i cili transportonte narkotikë nga Shqipnia për në Serbi.

Akcioni i arrestimit të grupit asht transmetue në kuadër të Rubrikës “Policia” në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Zyrtari policor, i cili ka drejtue akcionin ka kallxue për destinacionin e drogës dhe mënyrën se qysh ishte planifikue që droga me u shkëmbye në afërsi të Vushtrrisë.

Gjatë akcionit janë konfiskue 10 kilogramë drogë të mbështjella në nji mënyrë karakteristike si dhe dy kerre, njani që po e barte drogën dhe tjetri që përcjellte dërgesën.