Kqyreni çka ban Erdogani derisa rojet e tij rrehen me protestuesit në SHBA (video)

Në pamje të reja të bame publike nga shërbimi turk i Zanit të Amerikës, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, shfaqet tue dale nga kerri dhe tue ndejt për nji kohë të shkurtë, tu pa përplasjet mes protestuesve dhe personelit turk të sigurisë para ambasadës amerikane në Washington.

Dhuna ndaj protestuesve që kundërshtojnë politikat e Erdoganit, shkaktoi reagime të indinjueme në Shtetet e Bashkueme.

Departamenti i Shtetit lshoi nji deklaratë ku thuhej se Shtetet e Bashkueme mbështesin të drejtat e njerëzve për protestim paqësor dhe liri shprehjeje.