Kqyreni çka i kanë ba maqedonasit Muzeut të Manastirit në Ditën e Alfabetit Shqip (video)

Në Manastir për ndër të 108 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe po organizohen nji sërë manifestimesh. Në të njajtjën kohë, policia asht vnue në kërkim të autorit që kishte përdhosë objektin e Muzeut nji natë ma herët.

Pamvarësisht premtimeve të shumta të autoriteteve qoftë në vend, të Shqipnisë dhe Kosovës, Festa e Alfabetit edhe këtë vit ka gjetë objektin e Muzeut në gjendje të randë.

Mëngjesin e sotëm nga persona të panjohun asht vandalizue Shtëpia e Alfabetit. Vandalistët kanë thye derën e shtëpisë, ndërsa në të asht ngjitë edhe nji grafit ku shkruhej “Vdekje për shqiptarët”, si dhe nji afishe me simbolin e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.