Kqyreni çka i kanë ba pllakës së Ambasadës së Kosovës në Paris

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se sot para dite, stafi i Ambasadës e Kosovës në Paris e ka gjetë të damtuem pllakatën në hymje të ndërtesës ku ndodhet Ambasada, e cila asht vandalizue me simbole nacionaliste serbe të kohës së Miloshevic’it dhe ekstremistëve e nacionalistëve serbë.

Ministria e denon këtë akt barbar që asht jashtë çfarëdo standardi dhe rregulli diplomatik dhe ka kërkue nga autoritetet kompetente të sigurisë në Francë me i gjetë fajtorët të cilët duhet të marrin denimin e merituem.

Ky nuk asht rasti i vetëm që Ambasada e Kosovës në Paris ka qenë cak i vandalistëve të cilët propagandojnë dhe përpiqen të ndjellin frigë tek trupi diplomatik i Kosovës në këtë shtet.

MPJ zotohet se i gjithë shërbimi diplomatik nëpër botë ka me vazhdue me krye punën e tij në mënyrë profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të saj pamvarësisht kercënimeve e shantazheve.