Kqyreni çka ndodhi mes Ramës e Bashës në Kuvendin e Shqipnisë (video)

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipnisë nuk ka lejue me dalë në foltore Lulzim Bashen.

Basha çohet në kambë me marrë fjalën, por garda e Ramës i del përpara atij dhe e detyrojnë me u kthye në ulësen e tij.

Rama i thotë Sali Berishës se nuk mundet me lanë Bashën me folë para tij dhe se kjo asht arsyeja pse e ktheu atë në vend.

“Po fole ti Sali unë ik, po foli ai kam me ndejt”, ka thanë Rama, tue ju kërkue Bashës e Berishës të zgjedhin se cili ka me mbajtë fjalim.