Kqyreni deputetin arab tue thirrë ezanin në parlamentin izraelit (video)

Deputeti arab në Parlamentin e Izraelit, Ahmed al-Tibi ka thirrë ezanin në Knesset në shejë proteste kundër projektligjit, i cili në disa pjesë të Izraelit ndalon përdorimin e altoparlantëve në xhami për m’i ftue besimtarët në namaz.

Al-Tibi në seancën e Parlamentit doli në foltore dhe thirri ezanin, me çka shkaktoi zemërimin e deputetëve të tjerë izraelitë, të cilët filluen me ndërhy, kurse disa edhe dolën nga salla, raporton AA.

Lideri i Lëvizjes Arabe për Ndryshime (Te’al) theksoi se me këtë veprim ka shprehë kundërshtimin ndaj projektligjit, i cili parashikon heshtjen e thirrjes për namaz në xhamitë e Jerusalemit Lindor dhe të komuniteteve arabe në Izrael.