Kqyreni hero kombetar i cilit shtet asht diktatori Enver Hoxha!

enver-hoxha-300x219

Edhe nëse ndodh që Shqipnia ja merr dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurt lavdinë që ja njeh Serbia.

 

Sot mbushen 31 vjet nga dita kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Edhe pse ka kalue kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet.  Ka nostalgjikë që i shkojnë ende te varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vemendje pa prek thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por nji e vërtetë rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë mbas here dalin detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.
Iniciativa e deputetëve të PDIU, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton me ja hek dekoratat atyne që kanë krye krime në komunizëm. Diktatori Enver Hoxha asht i pari që duhet me i humbe titujt, të cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.
Por edhe nëse ndodh që në Shqipni me ja hek dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi ka me vazhdue me qene hero kombëtar.

enver-hoxha-hero-kombetar-i-serbise

Fotografia e botueme nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.

enver-hoxha-tito-beograd-1946-4

Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau lirinë e nji populli të tanë për gjysë shekulli. Pasojat e atij sistemi Shqipnia po vazhdon me i vuejt edhe sot.

Asht mire me kujtue se deri ku shkon idolatria e deri ku degradon qytetari i paafte me i kuptue mekanizmat e manipulimit me shtetin dhe interesat publike.

Vaji i qytetareve me rastin e vdekjes se diktatorit Enver Hoxha ta kujton vetem Koren e Veriut dhe ate histeri kolektive kur vdiq diktatori koreanoverior Kim Il Sung.

Varrimi i Enver Hoxhes: