Kqyreni kryekriminelin Arkan në vendosjen e gurthemelit të Kishës në Prishtinë më 1992

Kryekrimineli i Ballkanit, Arkan, kishte qenë i pranishëm në vendosjen e gurthemelit të Kishës së ndërtueme dhunshëm në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në vitin 1992.

Vendosja e gurthemelit të Kishës së ashtuquejtun e “Krishtit Pshtues”, u ba më 6 Dhetor të vitit 1992, kohë kjo kur u ashpërsue dhuna dhe aparteidi ndaj shqiptarëve nga regjimi i Slobodan Milosevicit.