Kqyreni ku flejnë fëmitë refugjatë, në Idomeni të Greqisë

Kriza e refugjatëve në Idomeni, në kufinin Maqedoni-Greqi, po thellohet njajtë sikur qysh po përkeqësohen kushtet atmosferike.

Rreth 12 mijë refugjatë janë bllokue në baltë dhe mbeturina në kampin për refugjatë në Idomeni.

Në nji video të kanalit televiziv Rusia Today (“Ruptly”), shihen fëmi të shtrimë në rrugën e trenit, të cilët mbajnë parulla,“Hapini kufijtë” dhe “Ndoshta jemi fëmi dhe nuk dimë shumë, por besojmë se sjellja e dikujt pa respekt, që ka lind diku tjetër në planet, asht racizëm”.

Shërbimet shëndetësore po mundohen me i përmirësue kushtet higjienike.

Asht prekëse edhe skena e refugjates së re nga Siria, Nur Al Izam, e cila mbas nji kohe të gjatë arriti me luejtë në piano në mes baltës, në Idomeni.

Pianon në kamp e ka sjellë artisti kinez Ai Weiwei.