Kqyreni me çka Rusia ka fillue sulm masiv n’Aleppo, “ka me u fshi nga faqja e dheut ISIS’i”

NjI luftanije gjigante ruse ka lansue sulm masiv në Aleppo, njofton Moska zyrtare, raporton Mirror.

Aeroplanmbajtësja “Admirali Kuznetsov” ka fillue operacionet luftarake në qytetin e shkatërruem nga lufta, mbasi javën e kalueme ka mbërri në brigjet siriane.

russia-starts-large-scale-military-operation-against-terrorists-in-syria-2

Ministri i rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka konfirmue lajmin se kanë fillue sulmet e ashpra, që simbas tij kanë me fshi nga faqja e dheut organizatën terroriste ISIS.

“Sot, kemi një operacion të madh ushtarak, tue lansue raketa në drejtim të pozicioneve të ISIS’it dhe frontit Al-Nusra në Idlib dhe Homs. Kjo asht hera e parë në historinë e marinës ruse që luftanija ‘Admirali Kuznetsov’ asht futë në përdorim në nji operacion ushtarak”, ka deklarue Shoigu.

russia-starts-large-scale-military-operation-against-terrorists-in-syria-3 russia-starts-large-scale-military-operation-against-terrorists-in-syria