Kqyreni operacionin kur 31 shqiptarë e italianë arrestohen për trafik droge. Dy shefat kapen në Tiranë

operacioni-drexter-1

Nji operacion i madh, me helikoptera dhe kerre të policisë: 31 persona janë arrestue, ne mesin e tyne 10 vete janë shqiptarë. Operacioni i policisë italiane u ba në disa qytete njikohësisht si në Milano, Bergamo, Breshia, Komo, Monza, Brianza, Siracusa dhe Vareze.

29 persona janë arrestue, ndërsa dy të tjerë janë lanë në arrest shtëpie.
Personat e arrestuem trafikonin kokainë nga Holanda për në veriun e Italisë.

Operacioni asht kodue “Drexter”.

Policia ka ba të ditun se, dy prej shefave të këtij trafiku janë kape në Tiranë.