Kqyreni pamjet e arrestimit të 19 shqiptarëve që planifikonin me krye sulm gjatë ndeshjes Shqipni– Izrael (video)

Ky asht momenti i arrestimit të 19 shqiptarëve në Shqipni, Kosovë dhe Maqedoni, të cilët ishin të lidhun me Lavdrim Muhaxherin.

Ata kishin plane me krye nji sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen Shqipni-Izrael.

Në Shqipni u arrestuen Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani të cilët rezultojnë të kenë bashkëpunue me qytetarë shqiptarë nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdrim Muhaxherin.

Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashma janë arrestue.

Burimet thonë se dy prej të arrestuemve në Kosovë, kanë pranue me bashkëpunue tue kallxue edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë për nji organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër.

 


Pamjet e arrestimeve te terroristeve qe do… by news-al