Kqyreni pse u ndërpre tubimi elektoral i Hillary Clinton (video)

Hillary Clinton, tue folë ditën e djeshme në Florida gjatë nji tubimi, asht detyrue me ndërpre aktivitetin për shkak të nji shiu të rrëmbyeshëm.

Kandidatja demokrate për Presidente po i drejtohej turmës në Pembroke Pines, kur stuhia nisi gjatë fjalës së saj. Megjithatë, Clinton vazhdoi me folë edhe për disa minuta, pamvarësisht reshjeve të denduna.

“Nuk mendoj se asht e nevojshme me ju kallxue tana gjanat e gabueme për Donald Trump, por ajo që due të mbani mend asht që unë due me qenë Presidente përkrejt”, ju drejtue Hillary Clinton të pranishmëve, tue buzëqeshë në mes të stuhisë.