Kqyreni qysh e dhunojne gjate arrestimit politikanin Boskovski

Prokuroria Speciale sot hapi landë të re me emnin “Tortura”, e cila lidhet me mënyrën e burgosjes së ish kryetarit të partisë, “Të Bashkuem për Maqedoninë”, Ljube Boskovski.

Simbas PSP, gjatë arrestimit të Boskovskit, ish-shefi i sigurimit  DSK, Sasho Mijalkov, ka urdhnue njisitin special “Alfa” që gjatë aktit të burgosjes me përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Në bazë të dëshmive për shkeljen e të drejtave të njeriut, PSP ka ngrite procedurë hetimore për 7 persona, mes të cilëve edhe ish drejtori i DSK, Sasho Mijalkov.