Kqyreni ushtarin amerikan qysh hyn në mes të plumbave për me pshtue nji çikë nga ISIS’i (video)

Asht kapë në nji video momenti kur nji ish-ushtar i Forcave Speciale të SHBA’ve – i kthyen në nji punëtor ndihme – e pshton nji çikë në Mosul në mes dyluftimit me ISIS.

David Eubank, 56 vjeç, e pshtoi çikën në verilindje të qytetit të Irakut, aty ku forcat aleate po luftojnë për ta ri-marrë qytetin nga ISIS’i.

Eubank tha se pa nji grup civilësh të vramë nga nji snajper i ISIS, dhe nji çikë të vogël në mesin e pesë trupave.

Nji video e publikueme në Daily Mail tregon momentin kur ai kthehet (dhe rrezikon veten) për me pshtue çikën e vogël – përderisa dy ushtarë tjerë ofrojnë mbrojtje për të tue shkrepë zjarr me armët e tyne.